Borë në Kodër të Diellit, rrëshqitje dheu në rrugën Strumicë – Berovë

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Janë regjistruar reshje të borës me instensitet të vogël në Kodër të Diellit, njofton Alsat. Për shkak të rrëshqitjeve të dheut dhe shkëmbinjve, është vështirësuar trafiku në rrugën Strumicë – Berovë, mbi minierën Ograzhden.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Nga data 15.11.2020, filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars 2021.

LEXO EDHE:

Back to top button