Pritet të mbërrijnë sot në Shqipëri dozat e vaksinës Pfizer

Një pjesë e vaksinave antiCOVID-19 të blera prej kompanisë Pfizer nga Qeveria e Shqipërisë do të vijnë sot në Shqipëri.

Njoftimin e bëri dy ditë me parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi në Korçë, sipas të cilit deri në një njoftim të dytë dakordësia është që Shqipëria do të marrë një pjesë nga 500 mijë dozat e porositura me shpresën që në një të ardhme të afërt edhe ngërçi me furnizimin do të zgjidhet për sa kohë që ky mbetet një shqetësim ndërkombëtar, shkruan A2.

“Jam shumë optimist që nga pikëpamja e kapaciteteve si doza nuk do të ketë mungesa tha kryeministri Shqiptar, duke njoftuar gjithashtu se është pranë finalizimit edhe të një marrëveshjeje me Astra Zeneca.

LEXO EDHE:

Back to top button