Borell: Ukraina shtyn botën drejt recesionit

Borell: Ukraina shtyn botën drejt recesionit

Kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell e cilëson stuhi perfekte atë çfarë po ndodh me rritjen e normave të interesit në Shtetet e Bashkuara, e cila sipas tij është duke ndikuar në rritje globale të çmimeve, në kohën e krizës ushqimore dhe luftës në Ukrainë, duke i prezantuar botës “stuhinë perfekte”.

“Të gjithë po nguten për rritje të normave të interest, dhe kjo gjë po shtyn botën drejt recesionit”, tha Borrell në takimin me ambasadorët e BE-së.

Rritja e vlerës së dollarit amerikan është duke i bërë çmimet e produkteve bazë në shtete tjera gati të papërballueshme.

“E vetmja zgjidhje, sqaroi ai, është që bankat qendrore ndjekin shembullin e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara.”

Eurozona është angazhuar në luftimin dhe rezistencën që të mos rrisë e normën e interesit, si formë për të ulur nivelin e inflacionit.

Ndonëse çështjet financiare nuk janë kompetencë e Borrellit, ai ka diskutuar për këtë problem kur ka përmendur krizën e rëndë për ushqime që ka prekur Afrikën dhe disa pjesë të Lindjes së Mesme.

Borrell i druhet faktit se kriza ushqimore sa do të vijë e të përkeqësohet në disa pjesë të botës.
Vetë bota është bërë më “garuese”, ka theksuar ai, duke përmendur thellimin e rivalitetit në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Gjithçka po bëhet armë: energjia, investimet, informacioni, migrimi, të dhënat dhe sipas tij bota po goditet nga “prirjet autoritare”, sidomos në Kinë dhe Rusi.

Borrell ka thënë po ashtu se BE-ja ka vepruar me mençuri dhe vendosmëri kundër Rusisë, pas nisjes së luftës në Ukrainë, dhe se një qasje e tillë është e nevojshme në më shumë qarqe diplomatike.

“Reagoni. Merrni më shumë iniciativë. Bëhuni gati për guxim”, u ka bërë ai thirrje ambasadorëve, duke përmendur më shumë “vendime që thyejnë tabu”, sa u përket qëndrimeve për luftën në Ukrainë./oranews.tv

LEXO EDHE:

Back to top button