Borisov pas takimit me Buçkovskin: Zgjidhjet mund të gjenden në tryezën e bisedimeve

Gjithmonë kam besuar se zgjidhjet mund të gjenden në tryezën e bisedimeve. Brezat e tanishëm dhe të ardhshëm nuk do të falin as Bullgarinë as Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse nuk gjejnë një kompromis që do të japë perspektivë, tha sot kryeministri bullgar Bojko Borisov pas takimit me të dërguarin Special të Qeverisë së Maqedonisë për çështjen me Bullgarinë, Vllado Buçkovski.

Sipas shërbimit për shtyp të Qeverisë bullgare, Borisov theksoi se gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme për “çështjet bilaterale që kanë mbetur të hapura mes dy palëve” duhet një “qasje pragmatike, e ndershme dhe me qëllime të mira, që duhet shprehur në aktivitete konkrete”.

Sipas Borisov, rivendosja e besimit të ndërsjellë do të kërkojë përmbushjen me përpikëri të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për Miqësinë, Fqinjësinë e Mirë dhe Bashkëpunimin, e nënshkruar në vitin 2017 mes dy vendeve, transmeton Alsat.

“Bullgaria gjithmonë ka respektuar vlerat euro-atlantike dhe kjo është arsyeja që ne vendosëm si temë kryesore perspektivës Evropiane të Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës tonë të Këshillit të BE-së”, tha Borisov.

Sipas tij, Bullgaria deri më tani ka bërë përpjekje maksimale për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE, dhe në këtë kontekst, si rezultat i mbështetjes Bullgare për të ardhmen Evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, u nënshkrua edhe Marrëveshja për i Miqësisë, Fqinjësisë të Mirë dhe Bashkëpunim.

LEXO EDHE:

Back to top button