Borisov: S’dua të jem kryeministër, nuk dua të merrem me këtë shtet
Borisov: S’dua të jem kryeministër, nuk dua të merrem me këtë shtet
Kryetari i partisë politike GERB, Bojko Borisov, ka njoftuar se do të tërhiqet nga kandidatura për postin e kryeministrit të Bullgarisë. Borisov në konferencë për media theksoi se mandatin do ta kthejë menjëherë kur ta marrë. Borisov tha se po e tërhiqte kandidaturën me lehtësim të madh, duke theksuar se nuk do të merret me problemet në Bullgari, të cilat sipas tij janë krijuar në katër vitet e fundit. Më 27 tetor u mbajtën zgjedhjet e shtata të parakohshme parlamentare në tre vitet e fundit. Fitues doli GERB me 69 deputetë, por edhe disa përpjekjet për të formuar qeverinë rezultuan të pasuksesshme.
“Nuk dua të merrem më me këtë shtet të rrënuar. E tërheq kategorikisht kandidaturën time. Kemi marrë përgjigjet e duhura dhe ata tregojnë se nuk më shohin si drejtues apo kryeministër të mirë”, deklaroi Bojko Borisov, lider i GERB. /Alsat.mk