Borrell: Është koha që Kosova dhe Serbia të shfaqin guxim dhe përgjegjësi

Borrell: Është koha që Kosova dhe Serbia të shfaqin guxim dhe përgjegjësi

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se është koha që Kosova dhe Serbia të kenë guxim dhe të demonstrojnë përgjegjësi, para takimit të së shtunës në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku pritet që dy vendet të nënshkruajnë planin evropian për normalizim të marrëdhënieve.

“Është koha për liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe të i gjithë Ballkani Perëndimor të tregojnë guxim dhe të demonstrojnë përgjegjësi, në mënyrë që regjioni të ketë sukses drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruar Borrell në blogun e tij rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Plani evropian, i cili ka 11 pika, do të ketë një aneks, i cili do të publikohet pas takimit. Borrelli po ashtu do të mbajë një konferencë për media, pas takimit të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button