Boshkovski: Gjendem në Klinikën Infektive, ndjehem mirë

Kreu i partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” dhe ish ministri i Brendshëm, Ljube Boshkovski përmes profilit të tij në Facebook ka konfirmuar se është shtrirë në Klinikën Infektive në Shkup për shkak të komplikimeve nga Covid-19. Boshkovski pohon se po ndjehet mirë dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Për shkak të interesit të madh në lidhje me gjendjen time shëndetësore. Shumë njerëz po më pyesin si jam dhe nuk mundem t`i përgjigjem të gjithëve. Për këtë, ju njoftoj se jam në Klinikën Infektive, po marr terapi 3-4 ditët e fundit. Gjendjen e kam më mirë, ndjehem shkëlqyeshëm. Falënderime të mëdha për personelin mjekësorë dhe për bashkëpartiakët të cilët po më japin përkrahje dhe janë këtu për mua”, ka shkruar mes tjerash Boshkovski.

Boshkovski qysh javën e kaluar kishte njoftuar publikun se është diagnostikuar me koronavirus dhe se është izoluar në fshatin Çellopek të Tetovës. Boshkovski ishte testuar për Covid-19 pasi kishte dashur të udhëtojë për në Kroaci.

LEXO EDHE:

Back to top button