Brajtoni lejon Çellsin që të nis bisedimet me trajnerin e tyre

Skuadra angleze e Çellsit, ka shkarkuar trajnerin Tomas Tushel vetëm gjashtë ndeshje pas fillimit të sezonit të ri të Premier Ligës. Tani, siç raportohet nga “Sky Sports”, Çellsi i është lejuar nga Brajtoni që të bisedojë me trajnerin e këtij të fundit, Graham Poter.

Besohet se Poter do të takohet me pronarin e ri të Çellsit, Tod Boehli. Çellsi thuhet se e ka bërë të qartë se është i gatshëm që të paguajë klauzolën e nevojshme drejt Brightonit për të siguruar shërbimet e Poter.

Po ashtu, klubi londinez do të provojë që të bisedojë edhe me dy trajnerë të tjerë, francezin Zinedin Zidan dhe argjentinasin Maurisio Poketinjo.

LEXO EDHE:

Back to top button