Brenda makinës 400 mijë € të Edi Ramës dhe gruaja enigmë që rezulton pronare (FOTO)

Edi Rama ka vendosur që mandatin e 3-të në krye të qeverisë ta nisë me një makinë të re, shumë më luksoze se ajo që kishte më parë.

- Advertisements -

Por sërish nuk ka ndryshuar preferencat, pasi ka qëndruar tek prodhimet amerikane.

Pasi braktisi ‘Lincolnin’ e blindura që ai është shprehur se ja ka dhënë dhuratë vëllai i tij, Olsi, sot Rama ka shkuar në Presidencë për të bërë betimin me një makinë ‘GMC’ prodhim amerikan, por që mësohet se është e modifikuar.

Makina me të cilën lëviz sot Edi Rama mësohet se ka një vlerë prej më shumë se 400 mijë dollarësh, dhe cilësohet si një makinë që më së shumti  e përdorin kartelet e drogës në Meksikë dhe oligarkët rusë.

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button