Britani, refuzohet projekti për ndërtimin e ambasadës së re të madhe kineze

Britani, refuzohet projekti për ndërtimin e ambasadës së re të madhe kineze

Këshill i kryeqytetit britanik, Londër hodhi poshtë projektin disa milionë funtash të enjten për ndërtimin e ambasadës së re kineze pranë një prej monumenteve më të mëdha të saj në mes të një mosmarrëveshje diplomatike me Pekinin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Këshilli Tower Hamlets hodhi poshtë kërkesën për ndërtimin e ndërtesës së re disa ditë pas pretendimit për arrestimin dhe rrahjen e gazetarit të BBC nga policia kineze gjatë një proteste kundër bllokimit të COVID-19 në Shangai.

“Komiteti vendosi të refuzojë aplikimin për shkak të shqetësimeve mbi ndikimin në sigurinë e banorëve dhe turistëve, trashëgiminë, burimet e policisë dhe mbingarkimin e zonës. Aplikimi tani do t’i referohet kryetarit të Bashkisë së Londrës përpara se të jepet vendimi përfundimtar”, tha zëdhënësi i këshillit.

Objekti i ri i madh i misionit diplomatik të Pekinit në Royal Mint Court të Londrës do të ishte ndërtesa më e madhe e ambasadës në Evropë, që shtrihet në 700 mijë metra katrorë, të cilën Kina e bleu për rreth 255 milionë funte (312 milionë dollarë). Siç ishte parashikuar, ndërtesa duhej të ndërtohej në afërsi të lumit Thames dhe urës së famshme dhe historike Tower Bridge të Londrës.

Mosmarrëveshjet midis Londrës dhe Pekinit, të shkaktuara nga rrahja e supozuar e protestuesve para Konsullatës kineze në Mançester në tetor, u përshkallëzua më tej javën e kaluar kur gazetari Ed Lawrence dyshohet se u arrestua dhe u rrah nga policia kineze në Shangai.

Kryeministri britanik Rishi Sunak e përshkroi incidentin si “tronditës dhe të papranueshëm”, por Zhao Lijan, zëvendësdrejtor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, akuzoi Britaninë për “praktikën hipokrite të standardeve të dyfishta” duke shtuar se bëhet fjalë për “një shtrembërim serioz të fakteve që përbëjnë ndërhyrje të rëndë në punët e brendshme të Kinës”.

Në fillim të kësaj jave, Sunak e quajti Kinën një “sfidë sistematike ndaj vlerave dhe interesave tona” në një fjalim.

“Ne e pranojmë se Kina paraqet një sfidë sistematike për vlerat dhe interesat tona, një sfidë që po bëhet më akute ndërsa po lëviz drejt një autoritarizmi më të madh”, tha ai.

LEXO EDHE:

Back to top button