Britania ditëve në vijim do të futet në karantinë, thotë Boris Johnson

Britani e Madhe do të futet në karantinë ditëve në vijim, deklaroi kryeministri Boris Johnson. Vendimi vjen disa orë  pasi vendi arriti shifrën rekorde prej 1 milion të diagnostikurve me Covid-19.

Karantina do të hyn në fuqi që nga e dita e enjte pasi Parlamenti të miraton vendimin javën që vjen.

“Duhet të veprojmë tani për të përballuar valën e vjeshtës,” tha Johnson.

Karantina do të përfshijë mbylljen e kafeneve, restoranteve, bizneseve tjera jothelbësore, përfshi këtu parukeritë, palestrat. Shkollat, çerdhet dhe universitete do të mbesin të hapura.

Qeveria po shqyrton të pezullojë të gjitha udhëtimet e jourgjente, respektivisht, shtetasit do të mund të udhëtojnë jashtë vendit vetëm për punë dhe pas kthimit do të duhet të futen në izolim.

Mbyllja e shtetit do të zgjasë deri më 2 dhjetor, datë kjo që sipas Johnson virusi do të mund të “futet nën kontroll”.

Britania që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar 1.011.660 të diagnostikuar me koronavirusin e ri, përfshi këtu 21,915 raste të reja që janë regjistruar brenda 24 orëve. Në 24 orëshin e fundit 326 pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin e ri, duke e çuar në 46,555 numrin e përgjithshëm të viktimave.

 

LEXO EDHE:

Back to top button