Britania e Madhe liron qindra të burgosur para përfundimit të dënimit
Britania e Madhe liron qindra të burgosur para përfundimit të dënimit
Qindra të burgosur në Britaninë e Madhe po lirohen herët për të reduktuar mbipopullimin në burgje. Rreth 1700 të burgosur pritet të lirohen sot nga burgjet në të gjithë Anglinë dhe Uellsin , në krahasim me rreth 1 000 të burgosurve që lirohen normalisht çdo javë.
Imazhet tregojnë grupe të burgosurish që largohen nga burgjet në Brixton, Durham dhe Liverpool. Thuhet se vetëm nga burgjet e Londrës pritet të lirohen rreth 400 të burgosur.
Downing Street tha se politika duhej të futej për të shmangur “krimin e pakontrolluar” ku policia dhe gjykatat nuk janë në gjendje të mbyllin askënd sepse nuk ka qeli të lira.
Të dhënat nga Ministria e Drejtësisë (MD) treguan se popullsia e burgjeve arriti një rekord prej 88 521 të premten, një rritje prej më shumë se 1 000 të burgosurish në katër javët e fundit.
Kryeinspektori i Burgjeve Charlie Taylor tha se qeveria “nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të bënte diçka” për mbipopullimin sepse “vaska ishte në rrezik të tejmbushte dhe ata duhej të mbyllnin rubinetat ose të linin pak ujë”.
Por ai paralajmëroi se ishte “e pashmangshme se disa nga këta të burgosur do të riktheheshin në paraburgim” dhe se disa do të ishin të pastrehë kur të liroheshin, duke rritur rrezikun që ata të mund të vazhdonin të kryenin më shumë krime.