Britania ndalon importet nga vendbanimet e paligjshme në Bregun Perëndimor, akuzon për spastrim etnik — Izraeli reagon ashpër
Shumica e produkteve të eksportuara nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor janë bujqësore – kryesisht hurma, fruta, bimë aromatike dhe verë.
Izraeli ka urdhëruar mbylljen e konsullatës britanike në Jerusalemin Lindor të pushtuar, pasi Britania, së bashku me 11 vende të tjera, vendosi të bllokojë importet nga vendbanimet e paligjshme izraelite, raportoi The Guardian.
Sekretari i Jashtëm Britanik, Ed Miliband, kritikoi dje dhunën e kolonëve hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar si “spastrim etnik” të kryer me mbështetjen e heshtur të qeverisë së Benjamin Netanyahut. Në përgjigje, Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar, njoftoi mbylljen e konsullatës dhe ndalimin e hyrjes në vend për disa ligjvënës britanikë.
Ky është përshkallëzimi më i fundit në mosmarrëveshjen e hidhur midis dy vendeve, marrëdhëniet diplomatike të të cilave janë në nivelin më të ulët historik.
Qeveria izraelite njoftoi gjithashtu se do t’i jepte fund pjesëmarrjes së gjatë britanike në trajnimin e forcave palestineze të sigurisë në Bregun Perëndimor. Britania gjithashtu do të përjashtohet nga misioni i udhëhequr nga SHBA-të, me bazë në Izrael, që koordinon aktivitetet në Gaza.








