Brnabiç: Maqedonisë së Veriut i kemi dhuruar gjithsej 48 mijë vaksina kundër Covid-19

Kryeministrja serbe, Ana Brnabic njoftoi sot se Serbia i ka dhuruar Maqedonisë së Veriut 13,000 doza shtesë të vaksinës “Sputnik V”, pas çka sipas saj deri më tani Serbia i ka dhuruar gjithsej 48,000 vaksina vendit tonë.

Në paraqitjen e saj gjatë vizitës në termocentralin në Kostolaç, Brnabiç konfirmoi se 13 mijë doza të vaksinës “Sputnik V” janë dorëzuar në Maqedoni mbrëmjen e kaluar.

Brnabiç tha se Serbia ka mjaftueshëm vaksina dhe se nëse është nevojshme, Beogradi do të vazhdojë të jetë e hapur për mbështetjen e miqve dhe partnerëve në rajon.

“Ne nuk mund të kthehemi në jetën normale nëse të gjithë të tjerët nuk kthehen. Është një investim në sigurinëe përbashkët”, tha Brnabiç.

LEXO EDHE:

Back to top button