Bruksel, përfundon pa asnjë epilog takimi Kurti-Vuçiq

Bruksel, përfundon pa asnjë epilog takimi Kurti-Vuçiq

Ka përfunduar pa asnjë epilog takimi në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, takim ky i thirrur nga kryediplomati evropian, Josep Borrell.

Pas takimit të ka zgjatur katër orë, Vuçiq, tha se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nuk është arritur asnjë marrëveshje për çështjen e targave. “Për arsye të paqarta, nuk kemi arritur absolutisht asnjë marrëveshje”, tha Vuçiq. Ai tha se periudha në ditët në vijim nuk do të jetë aspak e lehtë dhe se këtë javë do t’i drejtohet me një fjalim publikut serb. Borrell tha mbrëmë se e ka thirrur këtë “takim urgjent”, për shkak të nevojës për të shtensionuar situatën. Ai fillimisht, ka mbajtur takime ndaras me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq. Takimi i sotëm në Bruksel është mbajtur një ditë para nisjes së zbatimit të fazës së dytë – shqiptimit të gjobave prej 150 eurosh për shoferët me targa ilegale. Serbët në veri të Kosovës, ku përbëjnë shumicën, kanë paralajmëruar se do të kundërshtojnë shqiptimin e gjobave, ashtu siç kanë kundërshtuar gjithë vendimin e Qeverisë për targa. Shtetet e Bashkuara thanë një ditë para takimit se shpresojnë që Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje “në ditët në vijim” për çështjen e targave, dhe se “në mënyrë aktive po i mbështesim këto përpjekje”. SHBA-ja dhe BE-ja vazhdimisht i kanë kërkuar Qeverisë që të shtyjë afatin për ri-regjistrimin e makinave që kanë targa ilegale. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button