Merren në pyetje edhe 4 të dyshuar për dhunën në Kumanovë

Merren në pyetje edhe 4 të dyshuar për dhunën në Kumanovë

Në Prokurorinë Themelore Publike gjatë ditës janë marrë në pyetje edhe 4 të dyshuar për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë ku cak i sulmit të 16 personave ishin dy të rinj shqiptar. Sipas njoftimit të Prokurorisë, ndaj një personi Gjykata Themelore ka shqiptuar masën e kujdesit, konfiskim i dokumenteve dhe obligim me paraqitje, ndërsa për tre të tjerët vendimi i ngjashëm pritet të mërkurën për shkak se policia nuk ka arritur ti mbledh dokumentet e tyre. Paraprakisht të shtunën ndaj 10 personave gjykata caktoi masa kujdesi: konfiskim të dokumenteve dhe obligim me paraqitje. Për dhunën e 14 nëntorit në Kumanovë dyshohen 16 persona, në mesin e tyre edhe një polic-praktikant i cili për momentin është suspenduar nga puna. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button