Bujqit kundërshtojnë rritjen e çmimit të bukës

Kërkesa e mullisëve për shtrenjtimin e çmimit të bukës dhe brumërave është joreale, reagojnë nga Asociacioni i bujqëve. Sipas tyre, mullisët tashmë e kanë blerë grurin me çmim 10,5 denarë për një kilogram dhe kanë sasi të mjaftueshme të grurit deri në fund të vitit. Prandaj janë të pabaza paralajmërimet për shtrenjtimin e bukës, thonë nga Asociacioni. Mullisët paralajmëruan rritjen e çmimit të bukës dhe brumërave për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike në bursat botërore por edhe për shkak të zvogëlimit të prodhimtarisë.

LEXO EDHE:

Back to top button