Bullgari, konstituimi i kuvendit më 15 prill

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev do ta thirr seancën konstituive parlamentare më 15 prill, raportojnë mediat në fqinjin lindor. Sipas Kushtetutës bullgare, Presidenti e ka patjetër që të thirr seancën deri më 4 maj, por Radev dëshiron që përbërja e re parlamentare të fillojë me punë para festës së Pashkëve. Pos betimit të deputetëve, në seancën konstituive Qeveria e Borisovit duhet të jep dorëheqje, por do të vazhdojë të kryejë funksionin ekzekutiv derisa të zgjedhet Qeveria e re apo eventualisht derisa Presidenti Radev të emërojë Qeveri të përkohshme. Në zgjedhjet e 4 prillit, 6 parti politike siguruan ulëse në ligjvënësin bullgar. GERB e Borisovit fitoi 26% të votave, që nuk mjaftojnë për të formuar shumicën parlamentare. “Ka popull të atillë” e muzikantit, Trifonov fitoi 17%, ndërsa socialistët në krye me Kornelia Ninovën 15% të votave. Në “garë” për shumicën e re parlamentare janë të gjitha kombinimet e mundshme.

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button