Bullgari, partitë e Petkovit dhe Borisovit janë pajtuar për qeveri politike

Bullgari, partitë e Petkovit dhe Borisovit janë pajtuar për qeveri politike

Rivalët e zemëruar që fituan numrin më të madh të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare në Bullgari, partitë e Kiril Petkovit dhe Bojko Borisovit, janë pajtuar që vendi të ketë qeveri politike. Partitë GERB dhe “Vazhdojmë me ndryshimin” kanë rënë dakord që Bullgaria të ketë qeveri në 18 muajt e ardhshme. Në nëntë muajt e parë kryeministër do të jetë propozimi i Petkovit, gjegjësisht Nikolaj Denkov, ndërsa për nëntë muajt e dyta propozim i Borisovit do të jetë ish-komisionerja evropiane Maria Gabriel. Votimi në Kuvend i Qeverisë së re pritet javën e ardhshme. Prioritet, siç njoftuan në një konferencë të përbashkët për media dy kandidatët për kryeministër, Denkov dhe Gabriel, do të jenë reformat në legjislacion dhe aderimi në Shengen.

“Gjatë nëntë muajve të parë propozim për kryetar të Qeverisë jam unë, ndërsa zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme është Maria Gabriel. Në nëntë muajt e mbetura kryeministre do të jetë Maria Gabriel ndërsa unë do të merrja postin e zëvendëskryeministrit. Ndryshimet në përbërjen fillestare të kabinetit dhe strukturën e Qeverisë do të bëhen vetëm në marrëveshje me të dyja palët”, deklaroi Nikolaj Denkov – kandidat për kryeministër. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button