Bullgari, Trifonov do ta kthejë mandatin për formim të Qeverisë

Lideri i partisë së dytë më të madhe politike në Bullgari, “Ka njerëz të atillë”, Sllavi Trifonov do ta kthejë mandatin për formim të Qeverisë. Trifonov njoftoi në Facebook se kandidatja e tyre për kryeministre është kampionja botërore e shahut, Antoaneta Stefanova. “Kuptohet Antoaneta Stefanova menjëherë do ta kthejë mandatin. Menjëherë. Sepse “Ka popull të atillë” nuk ka numër të nevojshëm të deputetëve për të formuar Qeveri të qëndrueshme. Mbështetja e ofruar është nga subjekte politike të dëmshme e të komprometuara. Kjo nuk është mbështetje, por varësi. Kushtetuta na lejon të bëjmë zgjedhje më të mirë”, shkroi Trifonov. Kjo është hera e dytë që mandati i kthehet Presidentit, Radev meqë edhe GERB dështoi të formonte ekzekutivin e radhës. Nëse mandati kthehet edhe një herë tjetër, Presidenti Radev duhet të emërojë Qeveri të përkohshme, ta shpërbëjë Parlamentin dhe të caktojë zgjedhje të reja parlamentare.

 

LEXO EDHE:

Back to top button