Bullgari, vaksinimi kundër Covid-19 do të jetë falas

Bullgaria sot ka shpallur planin për imunizim të popullatës kundër Cvoid-19 dhe kumtoi se vaksina do të jetë falas.

“Të parët që do ta marrin vaksinën janë mjekët, infermieret, stomatologët dhe farmacistët”, tha ministri bullgar i Shëndetësisë, Kostadin Angellov.

Pas këtij grupi do të vaksinohen mësimdhënësit, të moshuarit nëpër shtëpi të kujdesit, punonjësit nëpër ferma të nuskave, punëtorët social dhe personat mbi moshën 65 vjeçe.

“Secili bullgar që dëshiron të vaksinohet, do të ketë mundësinë të imunizohet falas”, tha Angellov.

LEXO EDHE:

Back to top button