Bullgaria nuk lëviz nga pozicionet

Pasi zyrtarizoi veton ndaj kornizës negociuese për Shkupin, Sofja vazhdon me porosi të ashpra. Ministri i Mbrojtjes, Karakaçanov pret që vetoja bullgare ta nxjerrë Shkupin nga iluzionet dhe të dialogojë siç tha “me njerëzit me histori dhe gjuhë të përbashkët”. “Në të kundërt, nuk ka problem për Bullgarinë”, tha Karakaçanov, “Ata diskutuan me Greqinë 28 vjet. Jemi gati për një bisedë kaq të gjatë.” Ai hodhi poshtë teorinë se Bullgaria do të lëshojë pe shkaku i presioneve, duke shtuar se Maqedonia e Veriut është ajo që kërkon të anëtarësohet në BE, por nuk po e zbaton marrëveshjen e 2017-tës.

“Ne shohim sjellje agresive të Maqedoninë si kandidate për anëtarësim, me pretendimet e dukshme ndaj Bullgarisë për një pakicë, vjedhjen e historisë, gjuhën e urrejtjes kundër Bullgarisë dhe si ta imagjinojmë Shkupin nesër në BE. Kush fiton nga kjo? Bullgaria do të humbasë patjetër nëse ka një fqinj si Maqedonia, e cila është anëtare e NATO-s dhe BE-së dhe që ka një ton dhe sjellje të ngjashme’ deklaroi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes së Bullgarisë.

Madje zyrtarë të ndryshëm filluan edhe “të gërmojnë” arkivat. Eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev akuzoi Zv/kryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov se përdor gjuhë të papranueshme, jodiplomatike ndaj Bullgarisë, kur thotë se Sofja nuk po e pranon të vërtetën për popullin maqedonas. Këtë herë duke ia përkujtuar atë që në vitin 1999 kishte shkruar babai i tij, ish Ministri i Kulturës së Maqedonisë, Dimitar Dimitrov.
“Po, e keqja më e madhe për maqedonasit është që ishin bullgarë, ndërsa Evropa përmes Greqisë dhe Serbisë, nuk i lejoi të vazhdonin të ishin. Të mos lëshojnë pe? Të dorëzohen? Nga Gruevi tek Misirkovi, nga Hristo Uzunov tek Stojan Mishev, nga Sharlo dhe Çento deri tek Kolishevski dhe Gligorovi, dramë e përgjakur, u copëtua një popull. Si të ikësh nga e keqja, që përfaqëson qenien tënde, vetveten tënde? Ne, populli maqedonas, rezultati dhe akti aktual i asaj drame, nuk kemi arsye pse të turpërohemi nga vetja, nga etnobiografia 12 shekullore nën emërtimin nominal bullgarë.”

Anesa Salihu

 

Anesa Salihu

LEXO EDHE:

Back to top button