burri grabit bankën në mes të Milanos, 25 minuta më vonë pendohet, dorëzon lekët në polici

burri grabit bankën në mes të Milanos, 25 minuta më vonë pendohet, dorëzon lekët në polici

Një 65-vjeçar në Itali, i cili grabiti një bankë në Milano, u vetëdorëzua në polici, vetëm 25 miinuta pa grabitjes, pasi u pendua për veprimin e pa takt që bëri.

Siç raportojnë mediet italiane 65-vjeçari hyri në filialin e bankës në Banca Popolare di Sondrio në Milano dhe kërcënoi punonjësit e bankës duke u thënë se kishte bombë me vete.

Ai vodhi nga banka 500 euro.

Më pas mori një taksi dhe u largua, por rrugës ndërroi mendje dhe vendosi të vetë dorëzohej në komisariat.

65-vjeçari rrëfeu krimin në komisariat, u shpreh i penduar dhe tha se vështirësitë ekonomike e çuan në grabitjen e bankës, ndërsa ka dorëzuar edhe paratë e marr nga arka.

“Bëra një budallallëk”, citohet të ketë thënë 65-vjeçari në komisariat

Sipas raportimeve ai është lënë i lirë nga policia.

LEXO EDHE:

Back to top button