Gjermania dënon sulmet me raketa në Odesë ku u vranë të paktën 21 persona

Gjermania dënon sulmet me raketa në Odesë ku u vranë të paktën 21 persona

Gjermania ka dënuar sulmet me raketa pranë qytetit port të Ukrainës, Odesa, duke thënë se sulmet ndaj civilëve ishin krime lufte.

“Presidenti rus Putin dhe ata që janë përgjegjës do të duhen të mbajnë përgjegjësi”, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane në një konferencë.

Raketat goditën pranë Odesës të premten, duke goditur një bllok apartamentesh në fshatin Serhiivka  dhe një resort aty pranë, duke vrarë të paktën 21 persona, në mesin e tyre një fëmijë 12-vjeçar.

Rusia mohon se ka shënjestruar civilët.

Më herët mendohej se dy fëmijë ishin vrarë, por tani nuk dihet saktë.

Autoritetet thanë më herët se 41 persona ishin shpëtuar nga pallati ku jetonin 152 njerëz.

LEXO EDHE:

Back to top button