Bytiqi: Masat e fundit do të zbusin efektet e pandemisë, por nuk do të restartojnë ekonominë

Pakoja e katërt e masave ekonomike nuk do të jetë e mjaftueshme për të kapërcyer krizën ekonomike. Zv. kryeministri Bytyqi tha se masat e fundit vetëm do t’i zbusin efektet e pandemisë, do të ruhen vendet e punës dhe likuiditeti i kompanive, por nuk do të restartojë ekonominë.

Për këtë me siguri do të flasim gjatë gjithë vitit 2021 madje edhe për pakon e pestë edhe të gjashtë të masave. Sa të jetë e nevojshme do të ketë pako vetëm për ta tejkaluar më të lehtë këtë periudhë – deklaroi Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër i për çështje ekonomike.

Nga Qeveria sigurojnë se do t’i përmbushin disa nga kërkesat e investitorëve të huaj, përfshirë nivelimin e detyrimeve doganore në përputhje me BE-në.

Si Ministri, i kemi përgatitur vendimet që do t’i transmetojmë nga Qeveria në mënyrë që të sillen vendimet e duhura, që ka të bëjë me nivelimin e normave doganore me ato të Bashkimit Evropian – tha Kreshnik Bekteshi – Ministër i Ekonomisë.

Bytyqi nuk ka përllogaritje të saktë se sa shteti përmes ndërmarrjeve publike i detyrohet ekonomisë, megjithëse sipas analizës së Portalb, borxhi është 304 milion euro.

Në vitet e ardhshme, do të punojmë për zgjidhje sistematike, dhe jo vetëm sektori privat të jetë pjesë e Ligjit për Disiplinën Financiare, por edhe institucionet publike të fillojnë të hyjnë në sistemin për rregullimin adekuat të detyrimeve – deklaroi Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për çështje ekonomike.

Rishikimi i buxhetit do t’u paraqitet deputetëve në debat parlamentar më 29 tetor. Sapo të votohet, qytetarët dhe kompanitë do të jenë në gjendje të presin ndihmën e premtuar nga shteti. Pakoja e katërt e masave ekonomike kap vlerën e 470 milion eurove dhe përmban 31 masa për tejkalimin e krizës ekonomike.

Andrea Cobanova

LEXO EDHE:

Back to top button