Nebraska, fitues i lotarisë dy herë në një vit

Shanset për të fituar të paktën një herë në jetë lotarinë janë të pakta, por Michael Christianen nga Nebraska e ka sfiduar fatin dy herë brenda vitit. Ai fitoi lotarinë për të dytën herë brenda një viti. Fitoi 50 mijë dollarë në muajin mars dhe 100,000 dollarë në fillim të këtij muaji. Christianen i bleu të dy biletat fituese në Norfolk, ndërsa kur u pyet se çfarë planifikon të bëjë me paratë, Christianen kishte disa ide. Ai tha se dëshiron të ndërtojë një garazh të ri dhe të heqë ca para mënjanë për pensionin e tij. Christianen gjithashtu pohoi se vajza e tij është ndarë nga jeta së fundmi dhe ai do të provojë të blejë shtëpinë në të cilën ajo jetonte.

LEXO EDHE:

Back to top button