Bytyqi: Do të mbajë përgjegjësi secili që ka bërë lëshime me mazutin e importuar

Qeveria dje i ka shqyrtuar raportet për mazutin e importuar dhe vajin industrial, por u dhanë udhëzime për të bërë një analizë më gjithëpërfshirëse për dhjetë vitet e fundit për të gjitha kompanitë që importuan në këtë periudhë.

Zëvendëskryeministri i ngarkuar me çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi sot premtoi se kushdo që ka bërë lëshim ose abuzim do të mbajë përgjegjësi, pavarësisht nëse bëhet fjalë për institucion apo kompani.

“Fatkeqësisht, në analizat fillestare përfshihen vetëm disa nga kompanitë që kanë importuar mazut ose vaj industrial në periudhën e dy viteve të fundit. Ne kemi dhënë udhëzime për të pasur një analizë më gjithëpërfshirëse për dhjetë vitet e fundit për të gjitha kompanitë që kanë importuar mazut ose vaj industrial dhe në momentin që do t’i marrim të gjitha informacionet, sigurohuni që të gjithë do të jenë përgjegjës për atë që kanë bërë, pavarësisht nëse është Drejtoria doganore, Inspektorati i tregut, Inspektorati mjedisor, ministria apo kompania që ka importuar”, deklaroi Bytyqi.

LEXO EDHE:

Back to top button