Carovska: Realizimi i mësimi online, 75 deri në 78 për qind

E pyetur se si po zhvillohet mësimi në përqindje, komfor ndryshimeve në sistemin arsimor për shkak të pandemisë, Ministrja e Arsimit, Milla Carovska tha se rreth 98 për qind e nxënësve nga klasa e parë deri në klasën e tretë ndjekin mësimin me prezencë fizike. Carovska theksoi se mësimin online për klasat e tjera po realizohet nga 75 deri 78 për qind.

“Nga klasa e parë deri në klasën e tretë me prezencë fizike, 98 për qind janë në bankat shkollore, 1.5 deri në 2% ndjekin mësimin online. Për klasat tjera kemi më tepër se 620 shkolla qendrore dhe periferike për të cilat është miratuar prezenca fizike, në pjesën më të madhe janë vende rurale. Mësimi online realizohet pa probleme rreth 75 deri në 78 për qind, përqindja e mbetur… rreth 20 për qind shumicën e rasteve kanë problem me çasje në internet dhe pajisje IT, kjo po tejkalohet me kalimin e kohës, por njëkohësisht po zhvillohet mësimi në Radio Televizionin Shtetërorë dhe po shpërndahen materiale të shkruara dhe elektronike”, tha mes tjerash Carovska.

LEXO EDHE:

Back to top button