Castex: Po përballemi me një rifillim të epidemisë, por nuk duhet të alarmohemi


Kryeministri francez, Jean Castex theksoi sot për mikrofonin e “France Inter” se në Francë dhe kudo në Europë ka një rifillim të epidemisë, të asaj që ne e quajmë qarkullimi viral.

“Por mund të them se nuk ka asnjë arsye për t’u alarmuar. Ne nuk jemi rikthyer në situatën e prillit, apo të majit”, theksoi ai.

Duke folur për planin francez të rimëkëmbjes, që do të jetë 100 miliardë euro dhe do të prezantohet më 3 shtator, Castex parashikoi se sektori kulturor do të përfitojë nga një buxhet i jashtëzakonshëm prej dy miliardë eurosh./atsh

LEXO EDHE:

Back to top button