Greqia hap çerdhet për fëmijë


Që nga 1 shtatori Greqia do të hap çerdhet për fëmijë.

Maska do të jetë e detyrueshme vetëm për të punësuarit, kurse fëmijët do të vendosin në mënyrë vullnetare.

Ditëve në vijim Organizata Nacionale për SHëndet Publik në Greqi pritet të del me plan të detajuar për organizimin e punës nëpër çerdhe.

Vendimi është marrë pas mbledhjes së zv/ministrave me Komisionin e Epidemiologëve nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi.

“Ne e morëm këtë vendim pasi me shumë kujdes, me Komisionin e Epidemiologëve, rishikuam të gjitha të dhënat dhe jemi kujdesur për të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e stafit dhe fëmijëve. Sigurisht shumë e rëndësishme për punën dhe programin e përditshëm të familjeve, që falë masave që po ndërmarrim, kopshtet do të punojnë rregullisht për sa i përket orarit të punës dhe natyrisht që nga 1 shtatori”, tha zëvendës ministrja e Punës dhe  Çështjeve Sociale, Domna Mihailidou.

LEXO EDHE:

Back to top button