Çeki, gati 10,000 raste me Kovid-19 në një ditë

Republika Çeke regjistroi të enjten 9,721 raste të të infektuarve me koronavirus – shifër kjo rekorde brenda një dite.

- Advertisment -

Shifrat e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuara sot, po ashtu tregojnë se në 24-orëshin paraprak 24 pacientë kanë vdekur nga koronavirusi.
Vendi me 10.7 milionë banorë ka konfirmuar gjithsej 149,010 raste pozitive, që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Gati 50,000 prej tyre janë regjistruar javën e kaluar.

Numri i viktimave ka arritur në 1,230.

Spitalet në të gjithë Çekinë i kanë shtyrë operacionet jo të domosdoshme, për t’u përqendruar në rritjen e numrit të pacientëve me koronavirus.

Qeveria çeke ka thënë se kapaciteti i plotë spitalor mund të mbushet rreth fundit të tetorit.

Në fundjavë, ushtria çeke do të fillojë të ndërtojë një spital në një qendër ekspozitash së Pragë, për 500 pacientë.

Një plan i ngjashëm është gati edhe për qytetin e dytë më të madh çek, Bërno.
Qeveria po ashtu është duke negociouar me Gjermaninë fqinje dhe disa vende të tjera për trajtimin e çekëve atje, nëse sistemi i tyre shëndetësor mbingarkohet.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, Republika Çeke ka aktualisht shkallën më të rëndë të infektimit në Evropë, me 660 të infektuar në 100,000 banorë, gjatë 14 ditëve të fundit./REL/

LEXO EDHE:

Back to top button