Celine Dion me dokumentar për sëmundjen dhe rrugën drejt ngjitjes sërish në skenë

Celine Dion me dokumentar për sëmundjen dhe rrugën drejt ngjitjes sërish në skenë

Përderisa karriera e këngëtares me famë botërore, Celine Dion, u ndikua nga diagnostikimi i saj me një sëmundje të rrallë neurologjike e cila mund të shkaktojë ngurtësimin e muskujve e spazma, ajo po realizon një dokumentar me titull “I Am: Celine Dion”, në të cilin ajo do të përshkruajë eksperiencën e saj, raporton “CNN”.

Lajmin këngëtarja e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram.

“Vitet e fundit kanë qenë një sfidë e madhe për mua, përshkimi i rrugës sime prej se e kam zbuluar sëmundjen dhe se si jam mësuar të jetoj me të e ta menaxhojë, por nuk e lejova të më definojë. Edhe dëshira ime që të rifillojë të performojë vazhdon, pasi e kam kuptuar se sa shumë më ka munguar edhe mundësia për t’i parë fansat e mi”, ka shkruar Dion.

Më anë të këtij dokumentari ajo po dëshiron t’i tregojë botës për këtë sëmundje kaq të rrallë dhe t’i ndihmojë të tjerët që kanë të njëjtin problem.

Përgjatë muajit dhjetor të vitit 2022 Dion i pati njoftuar fansat se nuk po mund të performojë për shkak se është diagnostikuar me sindromën e muskujve të ngurtësuar.

Përderisa gjatë vitit të kaluar ylli është shfaqur në një film përkrah aktores Priyanka Chopra, një burim i afërt me të i ka thënë CNN-it se ajo mund të mos jetë në gjendje të shkojë në turne kurrë më.

Më parë motra e madhe e Dion-it pati treguar për mediat ndërkombëtare se këngëtarja po bën gjithçka që mundet në mënyrë që të përmirësojë gjendjen e sëmundjes.

“Ajo është një grua e fortë”, pati thënë Claudette Dion.

LEXO EDHE:

Back to top button