Çështja e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë, Rama: Të ndihmojë pala e tretë

Ndërkohë që Shqipëria pret t’i fillojë negociatat me BE-në, Kryeministri shqiptar, Edi Rama theksoi se prioritet i tij është zgjidhja e kontesteve të së kaluarës me fqinjët. Rama megjithatë thotë se Shqipëria dhe Greqia kanë nevojë për ndihmë ndërkombëtare në tejkalimin e dallimeve rreth zonës detare.

Jam i bindur që me Qeverinë e re këtu jemi në rrugë të drejtë dhe kemi gjithçka që na duhet për të zgjidhur të gjitha çështjet. Kam një ide të thjeshtë që e kam prezantuar edhe më parë, zonën detare mund ta diskutojmë me ndihmë të shteteve të treta ose edhe më mirë, përmes Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo do të ishte fer dhe objektive, që nuk do të keqpërdorej nga “patriotët” këtu dhe atje – deklaroi Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë.

Por ideja e kryeministrit, Rama u kundërshtua nga deputetja e partisë në pushtet dhe ish ministrja e jashtme greke, Dora Bakojani. Për të po ashtu nuk është në rregull që Gjykata Kushtetuese në Shqipëri kishte shfuqizuar marrëveshjen e vitit 2009 të dy vendeve dhe pas kësaj nuk u bë më asgjë për të zgjidhur çështjen.

Mendoj se duhet të përpiqemi më shumë që të gjejmë një zgjidhje me Shqipërinë, është e rëndësishme për të dy vendet. Të jem e sinqertë, ndërhyrja e shteteve të treta në këtë lloj çështjeje nuk ndihmon – u shpreh Dora Bakojani, deputet dhe ish ministre e jashtme e Greqisë.

Ndërkohë deputeti dhe ish ministri i jashtëm, Katrugalos optimist për zgjidhje.

E kemi çuar përpara dialogun me kryeministrin, Rama dhe kemi qenë shumë afër një pakete zgjidhjesh për të gjitha çështjet, përfshirë zonën detare. Kuptohet se kemi ende çështje për t’i punuar rreth pakicës sonë historike atje, çështjes së pasurisë, vetëvendosjes, por jam i bindur se vullneti i mirë i kryeministrit Rama do ketë rol thelbësor, që duke punuar me Qeverinë aktuale të gjendet një zgjidhje e drejtë – deklaroi Xhorxh Katrugalos, deputet dhe ish ministër i jashtëm.

Anesa Salihi

LEXO EDHE:

Back to top button