Vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik, 376 kundërvajtje për 24 orë

Në kuadër të kontrolleve të shtuara në komunikacion, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 376 gjoba.

Siç njoftojnë nga MPB-ja për vozitje pa patentë shoferi janë sanksionuar 23 persona, për tejkalim të shpejtësisë së lëvizjes 105 kundërvajtje, automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta 22, derisa janë sanksionuar edhe 35 motoçiklistë ku janë marrë edhe pesë motorë, 57 masa për parkim jo të rregullt, ndërsa me karrotrec janë larguar 60 automjete.

Nga MPB paralajmërojnë se kontrollet e forcuara në trafik vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim dhe apelojnë deri te qytetarët të respektojnë rregullat e trafikut që të rrisim sigurinë në komunikacion.

LEXO EDHE:

Back to top button