Çfarë e ngadalëson metabolizmin tuaj

Çfarë e ngadalëson metabolizmin tuaj

Nëse jeni në moshë të mesme, dhe keni shtuar gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme peshë për vite me radhë, me siguri që e keni justifikuar këtë me një rënie të metabolizmit tëlidhur me moshën. Metabolizmi, është shkalla në të cilën trupi juaj djeg kalori për të qëndruar gjallë dhe funksional.

Është një besim i pranuar në përgjithësisht se ndërsa plakeni, metabolizmi juaj ngadalësohet, sidomos mbi moshën 40 vjeç. Dhe nëse jeni grua në menopauzë, metabolizmi ngadalësohet akoma më shumë. Por një studim i ri thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Studimi nuk citon dallime reale midis normave metabolike të burrave dhe grave, madje edhe për gratë në menopauzë. Atëherë ju mund të pyesni veten se pse është ngadalësuar metabolizmi juaj. Përgjigja ka të bëjë më pak me moshën dhe më shumë me stilin e jetesës. Dhe ky nuk është një lajm i keq. Përkundrazi, do të thotë që ju keni mundësi të bënindryshime në stilin e jetës, të cilat do do të rrisin metabolizmin tuaj, pavarësisht nga mosha që keni. Ja cilat janë 4 mënyrat që rekomandon shkenca për të forcuar metabolizmin tuaj.

Qëndroni fizikisht aktivë gjatë gjithë ditës

“Të qëndruarit ulur për pjesën më të madhe të ditës, e dobëson dukshëm metabolizmin e yndyrnave”-thotë Eduard Kojl, profesor i kineziologjisë dhe edukimit shëndetësor në Universitetin e Teksasit. Studimet e Kolj kanë zbuluar se është e nevojshme të bëhen të paktën 8.500 hapa në ditë, në mënyrë që të ruhet metabolizmi i duhur yndyrnave. Edhe nëse nuk keni mundësi të bëni rregullisht stërvitje intensive. Edhe thjesht ngritja nga divani apo karrigia dhe lëvizja për disa minuta çdo orë mund të bëjë diferencën.

LEXO EDHE:

Back to top button