Çfarë u ofron turistëve Kodra e Diellit?

Çfarë u ofron turistëve Kodra e Diellit?

Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Magazina Ekonomike”, deklaroi se është planifikuar ndërtimi i disa parkingjeve në Kodrën e Diellit, për ta eliminuar edhe këtë problem me të cilin përballet kjo qendër turistike.  Avziu madje paralajmëroi edhe ndërtimin e dy hoteleve të reja me katër yje.

“Në qendrën Turistike Kodra e  Diellit, turistët, skiatorët, do i kenë në dispozicion  të gjithë ski ashensorët në gjendje perfektë, do funksionojnë pa asnjë përjashtimi. Pasi siç ceka dhe më herët i kemi bërë të gjitha inspektimet e nevojshme për këtë sezone turistik. Do e kenë në dispozicion Hotel Sllavian i cili është në pronë të shtetit dhe me të njëjtin menaxhojmë ne. Gjithashtu jemi në koordinim dhe bashkëpunim edhe me operatorët ekonomik privat të cilët operojnë në Qendrën Turistike, “Kodra e Diellit”. Edhe ata veçmë janë të përgatitur me kapacitet të plotë dhe presim në çdo momente të kemi reshje të mjaftueshme të borës, për të bë edhe hapjen e sezonit turistik, zyrtarisht për këtë sezon turistik”, deklaroi Adem Avziu, drejtor i Elem Turs. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button