Sa është e përgatitur Kodra e Diellit për sezonin turistik? Përgjigjet drejtori i Elem Turs, Adem Avziu

Sa është e përgatitur Kodra e Diellit për sezonin turistik? Përgjigjet drejtori i Elem Turs, Adem Avziu

Drejtori i Elem Turs, Adem Avziu i ftuar në emisionin e sontëm “Magazina Ekonomike, flet për përgatitjet rreth sezonit të ri turistik në Kodrën e Diellit. Sipas tij janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe priten vetëm reshjet shtesë të dëborës. Avziu shpreson në një sezone të suksesshme turistike, shkruan Alsat.

“Jemi në prag të fillimit të sezonit turistik 2022-2023, për këtë sezon turistik janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillim të mbarë të këtij sezoni, shpresoj të kemi një sezon të suksesshëm, ashtu siç i kaluam edhe dy sezonet e mëparshme. Janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, janë bërë të gjitha testimet dhe inspektimet e ski-ashensorëve, ski lifteve dhe veçmë po presim reshje shtesë të borës, për të filluar me sezonin turistik”, deklaroi Adem Avziu, drejtor i Elem Turs. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button