Charles Michel del nga karantina

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel nuk është më në karantinë dhe vazhdon të përgatisë samitin e jashtëzakonshëm të BE-së më 1 dhe 2 tetor, shkroi zëdhënësi i tij Barend Leyts, në Twitter.

Michel iu nënshtrua testit për Covid-19 dhe rezultoi negativ, duke konfirmuar rezultatin e testimit të bërë ditën e hënë.

Ditët e fundit Michel kishte vendosur të shtynte samitin, që duhej të ishte mbajtur më 24 dhe 25 shtator, sepse një nga truprojat e tij ishte testuar pozitiv ndaj COVID-19. 

LEXO EDHE:

Back to top button