Ciceronët turistik nuk e kanë marrë ndihmën shtetërore

Rreth 90 % e ciceronëve turistikë kanë mbetur pa mbështetje nga shteti. Të njëjtit nuk e kanë marrë ndihmën prej 65,000 denarëve respektivisht tre paga minimale me tatim të paguar personal prej 10 %. Meqenëse këtë verë nuk kishte pothuajse asnjë turist të huaj, ciceronët janë më të goditur që nga fillimi i pandemisë.

Në Maqedoni ka mbi 1000 ciceronë turistikë. Të ndihmohen vetëm 150, mendoj se nuk është e drejtë. Nga njëra anë, ka prishje të marrëdhënieve, ulje të kolegjialitetit midis nesh – deklaroi Kliment Naumov, kryetar i Shoqatës së ciceronëve turistikë nga Ohri.

Ata mbetën në margjinë dhe mendoj se shteti duhet t’u ndihmojë. Dikush mund të thotë, në vend që të subvencionojmë ndonjë treg finlandez ose çek…çdo respekt për këto tregje, kemi nevojë, por duhet të kujdesemi fillimisht për njerëzit tanë -tha Zoran Tuntev, profesor në Fakultetin e turizmit.

Naumov thotë se derisa presin ndihmë shtetërore, shumë nga kolegët e tij kanë filluar të punojnë diku tjetër. Ministria e ekonomisë thotë se sipas programit për mbështetjen e turizmit, grantet kanë qenë për ciceronët e licencuar turistik respektivisht ata që e kryejnë veprimtarinë vetëm si ciceronë.

Në platformë kishte 111 aplikacione, 78 prej të cilave i plotësuan kushtet dhe morën grant nga Ministria e Ekonomisë me vlerë prej 65,000 denarëve. Është fakt që në RMV ka më shumë se 700 ciceronë, por jo të gjithë e kryejnë aktivitetin dhe jo të gjithë janë të papunë, gjegjësisht një numër i madh janë të punësuar në agjenci turistike ose hotele – njoftojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Sektori i turizmit vlerëson se të gjithë ciceronët turistikë, qoftë në punë me kohë të plotë apo me kohë të pjesshme, duhet të përfshihen në pakon e katërt të masave, kur dihet se me masat e mëparshme ata nuk morën kurrfarë ndihme.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button