Çifti i dyshuar për vrasjen e mjekut Aco Trpovski dërgohet në paraburgim për 30 ditë

Gjykata i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve çiftit nga Shkupi të dyshuar për vrasjen e mjekut 67 vjeçar, Aco Tërpovski i cili më 21 mars të vitit 2024 u gjet pa shenja jete në makinën e tij në parkingun e “Poliklinikës së Zhelezarës” në Shkup. Sipas verzioni të policisë, vrasja ka ndodhur në mbrëmjen kur gruaja e dyshuar ka thirrur takimin me mjekun dhe ka caktuar vendin e takimit. Pas një kohe të shkurt ka arritur bashkëshorti i saj dhe e ka gjetur gruan e tij në të njëjtin automobil me mjekun. Burri i dyshuar e ka hapur derën e veturës dhe e ka nxjerr viktimën nga makina. Pas një zënke verbale, i dyshuari ka nxjerr thikën dhe e ka therur 9 herë në gjoks dhe pjesët tjera të trupi. Tashmë i ndjeri kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Për t’i fshehur gjurmët e krimit, burri e ka kthyer viktimën në makinë, ndërsa gruaja i ka ndihmuar për t’i pastruar gjurmët e gjakut dhe provat tjera të mundshme që veprës penale. Autorët e krimit ishin larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa mjeku Tërpovski u gjet nga djemtë e tij në veturë, pa shenja jete./Alsat.mk.

LEXO EDHE:

Back to top button