Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë
Moti sot në vend do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira lokale të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugperëndimi.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 30 deri në 38 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të bjerë në 19, ndërsa maksimale do të arrijë 38 gradë.








