Cila paisje elektrike shpenzon më pak

Cila paisje elektrike shpenzon më pak

Nëse dëshironi të kurseni para, kushtojini vëmendje mënyrës sesi ngrohni ujin dhe ushqimet e caktuara

Në kohën kur shumica përpiqen që sa më shumë të kursejnë, nuk është e tepërt të dini disa truqe.

Ekspertët këshillojnë të aplikoni atë që është treguar më e lira.

Në një eksperiment kanë vluar 350 mililitra ujë në gjymin e ujit, në shporet dhe në mikrovalë.

▪ Në gjym elektrik janë nevojitur 125 sekonda që të vlojë uji, gjë që ka shpenzua 0,04 kWh energji elektrike.

▪ Nga ana tjetër, në shporet janë nevojitur 318 sekonda, ndërsa ka shpenzuar 0,11 kWh, gjë që është pothuajse katërfish më shumë se gjymi elektrik.

▪ Vlimi i ujit në mikrovalë ka zgjatur 191 sekonda dhe ka shpenzua 0.07 kWh.

Kësisoj, gjymi e ngrohë ujin më shpejt, por edhe arriti konsumin më të ulët. Gjithashtu, ekspertët veçojnë mbylljen automatike, e cila parandalon ngrohjen e mëtejshme pasi uji të ketë vluar, si avantazhin kryesor të kësaj pajisjeje. Në këtë mënyrë, energjia nuk do të harxhohet pa nevojë.

Kur bëhet fjalë për ushqimin, duhet ta dini se mënyra se si e ngrohni varet në fakt nga sasia e tij. Nëse dëshironi të ringrohni një porcion supë, është më mirë të përdorni mikrovalën. Nëse dëshironi të ngrohni një sasi më të madhe, është më e dobishme të përdorni shporetin.

LEXO EDHE:

Back to top button