Cilat janë rreziqet e karikimit të celularëve në aeroporte?

Cilat janë rreziqet e karikimit të celularëve në aeroporte?

Së fundmi në rrjetet sociale është shfaqur një video që paralajmëron për rreziqet që lidhen me karikimin e celularëve në aeroporte. Pamjet, të publikuara nga një agjenci udhëtimesh, theksojnë se karikimi i telefonave në aeroporte përbën një rrezik për sigurinë kibernetike të pasagjerëve. Videoja paralajmëron veçanërisht për rrezikun e të ashtuquajturit “Jice jacking”, një metodë që hakerët përdorin për të hyrë në të dhënat në telefon përmes portës USB të karikimit.

FBI ka lëshuar një paralajmërim për problemin dhe Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA (FCC) shpjegon se hakerat mund të instalojnë malware në stacionet publike të karikimit USB duke lejuar aksesin në pajisjet elektronike nga të cilat ata mund të vjedhin të dhëna ndërsa pajisjet janë duke u ngarkuar. Si rezultat, ky informacion mund të përdoret për të hyrë në llogaritë në internet dhe madje mund të shitet.

Si një alternativë, videoja rekomandon përdorimin e baterive dhe karikuesve portativë gjatë kohës që jeni në aeroport për të shmangur sulmet e mundshme hakerimi dhe për të mbrojtur të dhënat tuaja personale. Për më tepër, komentet poshtë videos sugjerojnë që udhëtarët të përdorin karikues të rregullt ose të marrin kabllo të posaçme USB të dizajnuara vetëm për energji, pa aftësi transferimi të të dhënave, si një masë paraprake shtesë.

@ezai.io FBI issues a strong WARNING🚨🚨 Charging stations….A modern-day trojan horse for data theft or just a convenient power-up spot? What do you think? Plug in at your own risk! 🔌👀 #cubersecurity #juicejacking #technology #technews #breakingnews #youhavebeenwarned #smarttech #smarttechnology #datatheft #hackingtools ♬ original sound – Lawrence Mansour

 

LEXO EDHE:

Back to top button