Të punësuarit e Postave sërish në protestë, nuk heqin dorë nga kërkesa për paga më të larta

Të punësuarit e Postave sërish në protestë, nuk heqin dorë nga kërkesa për paga më të larta

Gazetar: Avni Tahiri

Të punësuarit e Postave protestuan sërish para drejtorisë së këtij institucioni. Protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat për paga të rregullta, rritje dhe kushte më të mira për punë.

“Nga ora 8-10 ishim jashtë të gjithë të punësuarit në të gjitha postat e shtetit, pas protestës së djeshme kishim një takim me drejtorin gjeneral i cili na tha se do të behën përpjekje që sot të sigurohen mjete financiare për pagat por edhe nëse bëhet pagesa sot nuk është zgjidhje sepse vazhdon shqetësimi për ekzistencën tone pra se a do ketë mjete për të ardhmen a jo. Pra të punësuarit dhe sindikalistet do të fillojnë procedurë për grevë me qellim të stabilizimit apo qeveria të siguroj mjete financiare për të ardhëm e postave të Maqedonisë”, deklaroi Boro Veligdenov – kryetari i Sindikatave të Postave.

Përveç të punësuarve të postave në Shkup, protestën e vazhduan edhe ana në Tetovë.

“Protestojmë sepse na vonohen rrogat çdo muaj, ky popull punon me ndershmëri dhe sinqeritet, çdo dite shkojnë në punë nga ora 5,6,7 dhe i kryejnë detyrat e tyre, atë që nuk ka pagë nuk është faji i tyre dhe ky popull i kërkon të drejtat e veta”, u shpreh një protestues.

“Paga ime është 22 mijë denarë, dëgjojmë se bordi drejtues ndajnë bonuse para dy a tre vitesh ishte e vërtetuar se nga 50 mijë denarë bonus, drejtoret e bordit drejtues pra dikush ka privilegje ndërsa për goma të veturave zyrtare kanë blere një gome 200 euro. Veturat zyrtare janë katastrofë, janë të shkatërruara nuk e di si shoferet shkojnë në fshatra sepse ato vetura janë të rrezikshme”, tha një tjetër protestues.

Në postat e Maqedonisë së Veriut janë të punësuar rreth 2000 persona, ndërsa rreth 600 prej tyre janë postier në terren. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button