Cilat janë tre pajisjet në shtëpi që “thithin” energjinë elektrike edhe natën kur janë të fikur?

Përveç rritjes drastike të çmimit të gazit, në mënyrë shpërthyese po rritet edhe çmimi i energjisë elektrike, gjë që është një barrë për shumë konsumatorë. Natën, kur drita është e fikur dhe jeni shtrirë në shtrat, ka pajisje elektroshtëpiake që “thithin” energjinë elektrike.

Qoftë nëse është një kabllo karikimi apo një ruter interneti – shumë pajisje shtojnë në mënyrë të panevojshme faturën tuaj të energjisë gjatë natës. Por ka truke të thjeshta për t’i shkëputur ato pajisje shtëpiake gjatë natës dhe për të kursyer energjinë elektrike.

Ruteri punon dhe konsumon energji elektrike 365 ditë në vit dhe veçanërisht 365 netë. Sigurisht që reflektohet në faturën e energjisë elektrike. Këshilla më e mirë për të kursyer para: fikni ruterin gjatë natës! Jo vetëm që kurseni energji elektrike, por gjithashtu mbroni veten nga sulmet e hakerëve.

E keni karikuar celularin dhe e keni lënë karikuesin në prizë? Kini kujdes: karikuesi vazhdon të përdorë energji elektrike dhe ju rrit në mënyrë të panevojshme faturën e energjisë elektrike. Për këtë arsye, hiqeni gjithmonë nga priza pas karikimit ose përdorni një prizë të shumëfishtë me një çelës që mund të fiket.

Mendojmë se kur e fikim televizorin me telekomandë, kemi mbaruar punën dhe shkojmë në shtrat të qetë. Por televizori vazhdon të punojë në gjendje gatishmërie, duke thithur energji elektrike gjatë gjithë natës. Bëjeni zakon ta hiqni atë nga priza para se të shkoni në shtrat dhe sigurisht para se të dilni nga shtëpia në mëngjes nëse të gjithë anëtarët e familjes janë duke dalë.

Ndoshta këto këshilla për kursimin e energjisë elektrike ju duken të parëndësishme, por në planin afatgjatë nuk përjashtohet mundësia për të kursyer para, apo jo?

LEXO EDHE:

Back to top button