Cili është shkaku kryesor i dhjamit në bark?

Ka ushqime që duhen shmangur me çdo kusht nëse dëshironi një bark të sheshtë

Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë në grumbullimin e dhjamit në bark – mungesa e gjumit, pirja e pijeve të gazuara, ngrënia “nga këmba” e shumë të tjera. Midis tyre është një lloj i caktuar ushqimi që është shumë i njohur.

Sipas nutricionistit Tristi Best, fajtori kryesor pas dhjamit në bark janë ushqimet e përpunuara, veçanërisht ushqimet si patatinat, buka dhe produktet e pjekura.

“Ushqimi dhe lëndët ushqyese që marrim bëhen pjesë e jona në nivel qelizor dhe lëndët ushqyese të gabuara mund të shkaktojnë gazra, fryrje, shtim në peshë dhe pasoja të tjera negative të një diete të pabalancuar. Një nga shkaqet kryesore të akumulimit të yndyrës në bark është një dietë e bazuar në ushqime të përpunuara. “Arsyeja kryesore që është e vështirë për të humbur kilogramët që fitojmë nga ushqimet e përpunuara është se ato kryesisht përbëhen nga karbohidrate dhe sheqerna të përpunuara”, thotë Best.

Përkatësisht, karbohidratet e thjeshta të përpunuara i shërbejnë trupit si një burim i shpejtë energjie, por trupi i zbërthen lehtësisht dhe i ruan si yndyrë. Përveç kësaj, ato shkaktojnë një rritje të menjëhershme të nivelit të glukozës në gjak, dhe për këtë arsye një rënie shumë të shpejtë dhe të papritur të së njëjtës që shkakton urinë menjëherë pasi keni ngrënë.

LEXO EDHE:

Back to top button