Çka tregojnë nominimet për “Golden Globes” për sezonin e ndarjes së çmimeve?

Çka tregojnë nominimet për “Golden Globes” për sezonin e ndarjes së çmimeve?

Në një vit ku nuk ka ndonjë film favorit të qartë dhe ka shumë luftë për pozita, nominimet për spektaklin e ndarjes së çmimeve “Golden Globes”, që u shpallën më 9 dhjetor, kanë dhënë disa shenja për sezonin e këtyre spektakleve.

Pavarësisht se nuk ka ndonjë vendosje të drejtpërdrejtë mes votuesve të “Golden Globes” dhe atyre të ceremonisë “Oscar”, nominimet për “Golden Globe” mund ta rrisin interesin për disa filma dhe mund të ndikojnë në vendimet e votuesve të “Oscarit”.

The Hollywood Reporter, ka shkruar për disa shenja, të cilat, gazetarët e tyre, i kanë vlerësuar se mund të jenë si njëfarë “udhërrëfimi” se si do të mund shkojë ecuria e sezonit të ndarjes së çmimeve të mëdha për kinematografinë, duke u bazuar në nominimet e “Golden Globes”.

Popullariteti i projektit filmik “Emilia Pérez” është rritur:

Filmi “Emilia Pérez” i platformës transmetuese “Netflix”, një mjuzikëll në gjuhën spanjolle, ka kaluar periudhë të vështirë për t’u pranuar në grupe të njohura, por me 10 nominime në “Golden Globe”, ky film tani ka një mundësi të madhe për të fituar. Ky numër rekord nominimesh për një film mjuzikëll/komedi është rikthim i madh për të. Gjithashtu mori nominime për punën që ka bërë aktorja Selena Gomez dhe këngën “Mi Camino”.

Producenti i filmit, Jacques Audiard, ka thënë se filmi u nominua gjithashtu për pesë çmime, duke u bërë një nga emrat më të nominuar këtë vit

“Filmi ka arritur të rrëmbejë vëmendjen, dhe nominimet janë një vërtetim i suksesit të tij global”, ka thënë producenti.

Votuesit e rinj:

Shumë nga nominimet e këtij viti janë pasojë e ndryshimeve të mëdha në votuesit e “Golden Globes”. Pas reformimit të organizatës që mbikëqyr spektaklet e ndarjes së këtyre çmimeve, tani “Globes” ka një trupë votuesish prej 334 gazetarësh nga e gjithë bota. Ky ndryshim ka sjellë më shumë diversitet dhe ka ndihmuar që filmat jashtë Hollywoodit, si “I’m Still Here” nga Brazili dhe “All We Imagine as Light” nga India, të marrin më shumë vëmendje.

Kjo është diçka e re, pasi deri më tani “Golden Globes” ishin mbizotëruar nga filma hollivudianë.

Nominime për regjisoret gra:

Një zhvillim i rëndësishëm këtë vit është përfshirja e dy regjisoreve në kategorinë e drejtueseve të filmit, Payal Kapadia për “All We Imagine as Light” dhe Coralie Fargeat për “The Substance”. Ky është hap i rëndësishëm drejt përfshirjes së më shumë grave në një fushë që tradicionalisht është dominuar nga burrat.

Përveç nominimeve për regjisore, Fargeat ka marrë gjithashtu nominim për skenar dhe filmi i saj u përfshi në kategorinë e filmit më të mirë komedi/mjuzikëll.

Filmat që mund të lënë përshtypje:

Disa filma që nuk ishin përfolur shumë përpara shpalljes së nominimeve, pasi u nominuan në “Golden Globes” morën shtysë të madhe.

Për shembull, “The Substance”, film satirik që trajton industrinë e Hollywood-it, mori pesë nominime. Po ashtu, filmi “A Complete Unknown” ka marrë nominime për filmin më të mirë dramë si dhe për aktorët Timothée Chalamet dhe Edward Norton. “The Guardian” ka cituar një kritik të filmit i cili ka thënë se “kjo është një mundësi e madhe për këta filma për të tërhequr vëmendjen e votuesve të tjerë të çmimeve”.

Nominimet e papritura:

Përkundër pritshmërive të larta, filmi “Gladiator II” u nominua vetëm për arritje kinematografike dhe për aktorin Denzel Washington, ndërsa filmi nuk mori asnjë nominim në kategoritë kryesore si filmi më i mirë dramë, për regjisorin më të mirë (Ridley Scott) e as për aktorin më të mirë në rol kryesor (Paul Mescal). “Ky është stagnim i rëndësishëm për filmin që pritej të ishte favorit kryesor për çmimet”, ka shkruar Variety.

LEXO EDHE:

Back to top button