Clint Eastwood beson se një nga filmat e tij është keqkuptuar: “Është një histori dashurie”

Clint Eastwood beson se një nga filmat e tij është keqkuptuar: "Është një histori dashurie"

Një histori dashurie kinematografike nuk duhet të jetë domosdoshmërisht një romancë dhe prova më e mirë për këtë është Clint Eastwood, i cili ka fituar shumë përvojë në këtë drejtim.

“The Bridges of Madison County” i vitit 1995 padyshim që shquhet si kulmi i filmave të tij me temë dashurie. Kjo histori e nominuar për Oskar ka të bëjë me një fotograf që bie në dashuri me një shtëpiake gjatë detyrës së tij të fundit.

Por ka shumë forma të ndryshme dashurie. Eastwood pranoi se filmi “Vajza e miliona dollarëve” shpërtheu në publik si një dramë sportive, por sipas tij kjo nuk është e vërtetë.

“Vajza e miliona dollarëve” ka të bëjë me kërkimin e familjeve, njerëzve me ëndrra për sukses dhe përpjekjet për të arritur majat, shpjegoi regjisori.

“Kur u përpoqa të shes idenë e realizimit të këtij filmi, të gjithë pyetën pse një film boksi, dhe boksi i femrave me këtë. Thashë se nuk është një film boksi, është një histori dashurie”, shtoi Eastwood.

 

 

 

Për fat të mirë, Warner Bros ishte në gjendje të kuptonte vizionin e Eastwood dhe kështu u realizua një film për një trajner boksi të nënvlerësuar, i cili mundohet nga e kaluara e tij dhe përpiqet të gjejë shpengimin duke ndihmuar një boksiere amatore në ëndrrën e saj të brishtë për t’u bërë profesioniste. Filmi fitoi katër çmime Oscar, duke përfshirë filmin më të mirë.

“Hilary Swank afrohet me të si vajza e Morgan Freeman në film. Është një histori dashurie baba-bijë,” pohon Eastwood.

Për filmin “Vajza me miliona dollarë” Swank dhe Freeman fituan Oscar, për aktoren më të mirë dhe aktorin dytësor.

 

 

 

 

 

 

LEXO EDHE:

Back to top button