Çmimi i ri i ujit për shkupjanët do të dihet për 5 muaj

Çmimi i ri i ujit për shkupjanët do të dihet për 5 muaj

Gazetar: Ile Petrevski

Faturat e ujit të qytetarëve të Shkupit mund të zvogëlohen minimalisht, ose të rriten deri në 30 denarë në muaj. Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit, njoftoi se për Ndërmarrjen Publike Ujësjellësi dhe Kanalizimi- Shkup, propozon çmim minimal prej 31,5 denarë për metër kub ujë dhe maksimum 34,2 denarë. Çmimi aktual është 31,8. Nëse Ujësjellësi -Shkup merr vendim për pranimin e çmimit përfundimtar, me të cilin pajtohet edhe Këshilli i Qytetit të Shkupit, atëherë faturat e banorëve të Shkupit do të rriten për 30 denarë.

Çmimi i ujit
Çmimi aktual 31,8 denarë për metër kub
Çmimi minimal 31,5 denarë për metër kub
Çmimi maksimal 34,2 denarë për metër kub

“Mendoj se 29,5 denarë apo 30 denarë nuk paraqet asnjë problem për qytetarët. Janë vetëm 30 denarë në muaj dhe kjo nëse vendoset Ujësjellësi dhe Kanalizimi- Shkup, dhe pastaj Këshilli ta pranojë tarifën maksimale”, tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Ky vendim duhet të merret për rreth 150 ditë. Rregullatori bën tarifat në lidhje me kostot e furnizuara nga ndërmarrjet publike komunale të ujësjellësit. Kostot më të larta gjatë kësaj periudhe janë për faturat e energjisë elektrike për pompat e ujit, dhe shumica e këtyre kompanive e blejnë energjinë elektrike nga tregu i lirë. Ndryshe, 65 për qind të ujit të pijshëm në nivel shtetëror humbet rrugës deri te përdoruesit përfundimtarë. Rregullatori po u kërkon kompanive të ujit që të përdorin të ardhurat për të investuar në infrastrukturë të re. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button