Comodita Home ju fton t’i bashkoheni në festën e 9 vjetorit të saj!

Comodita Home ju fton t’i bashkoheni në festën e 9 vjetorit të saj!

Në muajin Mars, brendi më i njohur i produkteve inovative për gjumë dhe shtëpi shënon një moment të veçantë në rrugën e saj të suksesit. Comodita Home, një emër që lidhet me komoditetin dhe stilin në ambientet tona shtëpiake, feston 9 vjetorin e themelimit të saj.

Nisur nga një pasion për të përmirësuar përvojën e gjumit dhe kualitetin e jetës në shtëpi, Comodita ka shënuar një udhëtim të pafund në zbulimin dhe zhvillimin e produkteve të cilat përmirësojnë jetesën në shtëpi. Revolucioni i produkteve shtëpiake ka filluar nga dyshekët, jastëkët e deri te produkte të ndryshme për organizimin e hapësirave të shtëpisë. Kështu, Comodita ka filluar të ofroj zgjidhje të zgjuara dhe praktike për nevojat e përditshme të klientëve në përmirësimin e mjedisit dhe ndikim pozitiv në jetën e klientëve të saj.

Nga data 1 deri më 31 Mars, të gjithë do të kenë mundësinë e pasurimit me elemente të reja në dhomën e gjumit, ndenjës, dhomën e fëmijeve, kuzhinën e banjon. Por në prag të Pranverës mund të ndërroni edhe pamjen e kopshtit tuaj me produkte të rehatshme dhe cilësore e gjithashtu linjen Regent të valixheve për ditët kur do të udhëtoni!

Të gjitha modelet e dyshekëve në Comodita Home, i gjeni në super zbritje dhe të bashkangjitura me shumë dhurata. Duke përfituar nga zbritjet deri në 70% në të gjitha produktet, ju keni mundësinë të plotësoni shtëpinë tuaj, duke përfituar nga mundësia e madhe dhe e jashtëzakonshme që ju ofrohet gjatë këtij muaji!

Në këtë muaj festiv, ju presin shumë aktivitete, kuize, lojëra të ndryshme e shpërblime për klientelën tonë besnike, duke shpreh falënderimin për mbështetjen dhe besimin e tyre gjatë këtyre 9 viteve.

Ju ftojmë të jeni pjesë e festës duke vizituar dyqanet tona, të bleni online nga shtëpia në aplikacioni apo webfaqen www.comoditahome.com, rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram, të telefononi në 0800 10 5 10 ku përfitoni falas transportin deri në adresën tuaj, si dhe të përfitoni nga ofertat fantastike dhe të shpejta në emisionin e shitjes Comodita TV Shop.

Comodita Home, 9 vjet revolucion në shtëpi!

LEXO EDHE:

Back to top button